Dashuria nuk mjafton për të arritur qellimet e caktuara dhe shihet si një pengesë, dhe duhet të bësh një pakt me botën e krimit dhe shpesh të sakrifikosh shokët dhe familjen për ambicie. E vetmja vlerë e ngelur për njeriun zbehet me kalimin e kohës dhe zëvendësohet me inat rebel. Filmi ilustron një djalë të ri i cili rifiton lirinë por nuk ndahet nga kjo rrugë dhe vazhdon ndjek këshillat dhe urdhërat e një profesori të vjetër nga burgu. Përfshirja në krim dhe ligji i mbijetesës vjen instiktivisht nga nevoja për t’u vetmbrojtur. Një film i cili na bën të duam më shumë njerëzit, botën, natyrën dhe ta respektojmë jetën më shumë.